Gosens: Mbrëmje e paharrueshme, ja çfarë thotë për CR7

Futboll

Gosens: Mbrëmje e paharrueshme, ja çfarë thotë për CR7

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 14:59
Robin Gosens

Robin Gosens ishte lojtari më i mirë i ndeshjes Portugali-Gjermani. Kombëtarja e drejtuar nga Joachim Low shfaqi gjithë potencialin e saj ditën e djeshme, duke siguruar tre pikë jetikë në grupin F të Euro 2020.

Anësori i majtë i Atalantës po konfirmon formën fantastike të sezonit të kaluar edhe te Gjermania.

Gol, asist dhe shumë km të kryera në fushën e blertë. Në prononcimin e dhënë për Sky Sport, 26-vjeçari nuk e fsheh lumturinë e tij.

“Ishte një mbrëmje e paharrueshme për mua, në çdo aspekt. Fituam ndaj një skuadre realisht të fortë, dhamë gjithçka në fushë. Gjeta asistin dhe golin tim të parë në Euro 2020, jam i lumtur dhe ndihem krenar.

E dinim që duhet të fitonim me çdo kusht ndaj Portugalisë, një humbje do na e bënte situatën shumë të vështirë. A i kërkova fanellën Ronaldos? Jo, sepse dua të shijoj këtë fitore. Nuk ia kërkova fanellën“, deklaroi Gosens.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat