Chiellini: Isha me fat që e zbulova menjëherë çfarë kisha

Futboll

Chiellini: Isha me fat që e zbulova menjëherë çfarë kisha

Më: 20 qershor 2021 Në ora: 15:39
Chiellini: Isha me fat që e zbulova menjëherë çfarë kisha

Rumuni Ovidiu Hategan do të vendosë drejtësi në sfidën e tretë që Italia do të luajë ndaj Uellsit, përballja e fundit për Grupin A. Ndihmës të tij në këtë ndeshje do të jenë Radu Ginguleac dhe Sebastian Xhorxh.

Gjyqtar i katërt i ndeshjes do të jetë izraeliti Orel Gringfild. Në sistemin VAR, polaku Pauel Gil, nën asistencën e francezit Fransua Leteksler dhe Benzhamë Pazh dhe holandezi Van Boekel.

Giorgio Chiellini pritet që të jetë i gatshëm për trajnerin Mançini dhe Italinë në ndeshjen e parë pas fazës së grupeve. Kapiteni la fushën në mes të pjesës së parë në ndeshjen ndaj Zvicrës, për disa shqetësime muskulore.

“Isha me fat që e zbulova menjëherë çfarë kisha dhe dola direkt, pasi mund të ishte më e rrezikshme nëse do të rëndohej ende gjendja. Do të jem gati për sfidën pas Uellsit, pas grupeve”, ka deklaruar Chiellini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat