Merr fund telenovela “Hysaj”, ja ku transferohet

Futboll

Merr fund telenovela “Hysaj”, ja ku transferohet

Më: 21 qershor 2021 Në ora: 17:51
Elseid Hysaj

Më në fund, e ardhmja e Elseid Hysaj është zgjidhur… Pas aventurës së gjatë te Napoli, aty ku e mori Maurizio Sarri pasi e kishte stërvitur te Empoli, sërish ekipi i tij i ardhshëm do të jetë me trajner ish-trajnerin e Juventusit!

Eksperti i merkatos Alfredo Pedullà, nëpërmjet një mesazhi të postuar në rrjetet sociale, ka zbuluar se Hysaj do të luajë te Lazio sezonet e ardhshme.

Gjatë këtyre ditëve do të vijë takimi vendimtar mes agjentit të tij Giuffredi dhe drejtorit sportiv Igli Tare për të vendosur detajet: pritet një kontratë për 4 vitet e ardhshme dhe një rrogë e ngjashme me 2 mln euro në sezon.

Hysaj, që kërkohej edhe nga shumë skuadra të tjera si parametër zero, ishte kërkesë e veçantë e trajnerit të Lazios, Maurizio Sarri.

Hysaj do të bëhej kështu shqiptari i gjashtë që do të vishte fanelën e Lazios!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat