Turqit “gjurmojnë” lojtarët e Kombëtares, në “radarët” e tyre bien disa futbollistë

Futboll

Turqit “gjurmojnë” lojtarët e Kombëtares, në “radarët” e tyre bien disa futbollistë

Më: 22 qershor 2021 Në ora: 07:56
Elseid Hysaj

Mediat turke raportonin dje paradite se Fenerbahçe po e monitoronte situatën me mbrojtësin e Shqipërisë, Elseid Hysaj, i cili shihej si opsion ideal por mbrojtjen e klubit nga Stambolli.

Por nuk është vetëm Hysaj që bie në “radarët” e klubeve turke. Emra si Roshi, Strakosha, Manaj, e disa kuqezinj të tjerë shihen si opsione reale për t’iu bashkuar klubeve elitare turke.

Vitet e fundit kampionati turk ka qenë tërheqës dhe klubet atje paguajnë mirë dhe kjo është arsyeja që lojtarët shqiptarë e shohin si opsion atë. Megjithatë, ka dhe lajme kontradiktore.

Kështu, referuar asaj që shkruajnë mediat italiane, Elseid Hysaj zgjedh Lacion, është i bindur për këtë eksperti i futbollit në Itali Alfredo Pedulla i cili raporton se mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të bashkohet me ish-trajnerin e tij Sarri te bardhekaltrit aty ku do të gjejë edhe shqiptarët e tjerë si Igli Tare, Thomas Strakosha e Vedat Muriqi. Hysajt të cilit i përfundon kontrata me Napolin në 30 qershor do të firmosë për 4 vite me Lacon me opsion rinovimi edhe për një tjetër sezon.

Pasi e mori nga Empoli te Napoli, Sarri e merr edhe te Lacion duke treguar edhe njëherë vlerësimin që ka për të. Në orët e ardhshme pritet të vijë edhe zyrtarizimi i këtij transferimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat