Verë e nxehtë

Futboll

Verë e nxehtë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:05
Verë e nxehtë

Vera parashikohet tepër e nxehtë për Raphael Varane.

E ardhmja e mbrojtësit duket larg Real Madrid, të cilët duket se e kanë humbur mundësinë për të rinovuar me francezin. Sipas medieve spanjolle, madrilenët mund ta humbasin 28-vjeçarin me parametër zero vitin e ardhshëm, pasi më 30 qershor 2022 lojtarit i përfundon kontrata me spanjollët.

Varane, i cili ndiqet me interes edhe nga Paris Saint Germain, duket se ka arritur akordin paraprak me anglezët e Manchester United, të cilët kanë mposhtur konkurrencën e parizienëve.

Gjithsesi në fund të Europianit do të jetë vetë futbollisti ai që do të sqarojë situatën e tij lidhur me të ardhmen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat