Didier Deschamps flet për ndeshjen e sontme ndaj Portugalisë

Futboll

Didier Deschamps flet për ndeshjen e sontme ndaj Portugalisë

Më: 23 qershor 2021 Në ora: 13:37
Didier Deschamps

Portugalia dhe Franca do të përballen sonte me fillim nga ora 21:00.

Të dy kombëtaret synojnë fitoren e madhe, por kombëtarja e Portugalisë është e imponuar për të arritur atë.

Franca ka siguruar kualifikimin tutje dhe tashmë në ndeshjen e sontme pritet të luajë vetëm për ta siguruar pozitën e parë.

Para ndeshjes, selektori francez,  u shpreh se Franca dëshiron të jetë e para në grup dhe ambiciet e tyre janë të mëdha.

“Nuk ka një motivim ekstra për ne në atë se Portugalinë mund ta eliminojmë”, tha ai.

“Ambicia jonë është të marrim rezultatin më të mirë të mundshëm dhe të kemi një ndikim në tabelën dhe në kundërshtarët tanë”, shtoi ai.

“Kemi siguruar kualifikimin tutje dhe kjo na jep njëfar qetësie në këtë ndeshje”, përfundoi Didier Deschamps.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat