Pesë emra për pasuesin e Achraf Hakimi, lojtari i Italisë tundon kampionët e Interit

Futboll

Pesë emra për pasuesin e Achraf Hakimi, lojtari i Italisë tundon kampionët e Interit

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 17:29
Antonio Conte dhe Achraf Hakimi

Achraf Hakimi do të largohet nga Interi, që po punon për të gjetur një zëvendësues të denjë të 22-vjeçarit maroken të krahut të djathtë të mbrojtjes.

Emra si Dumfries, Lazzari dhe Bellerin janë lidhur me kampionët e Italisë, teksa një tjetër lojtar i linjës së djathtë i është propozuar zikaltërve.

Bëhet fjalë për Alessandro Florenzin, lojtarin e Romës dhe kombëtares italiane, i cili kushton shumë më pak se tre emrat e lartpërmendur.

Dyshja Marotta-Ausilio po mendohen në lidhje me opsionin Florenzi, i cili luajti i huazuar te PSG në sezonin e fundit. Davide Zappacosta i Chelsea është një tjetër opsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat