Lamtumirë Inter, konfirmohet nga mediat largimi i Achraf Hakimi

Futboll

Lamtumirë Inter, konfirmohet nga mediat largimi i Achraf Hakimi

Më: 25 qershor 2021 Në ora: 18:20
Achraf Hakimi

Sipas Tuttomercatoweb, Interi është në prag të përfundimit të shitjes së Achraf Hakimi te PSG për 68 milion €,.

Reprezentuesi i Marokut u ble nga Real Madrid për 45 milion € në shtator 2020 dhe do të shitet me një fitim të madh më pak se një vit më vonë.

Burime të ndryshme në Itali dhe Francë janë të bindur se Paris Saint-Germain do ta arrijë marrëveshjen brenda ditëve të ardhshme, duke vendosur të dielën si afatin e tyre shpresëdhënës.

Tani Tuttomercatoweb pretendon se oferta më e fundit nga PSG ka arritur në 68 milion € duke përfshirë bonuse në lidhje me performancën.

Ky nuk është çmimi i kërkuar prej 70 milion eurosh, i ulur nga vlera origjinale e 80 milion €, por gjithsesi mjafton që Interi ta pranojë.

Hakimi tashmë ka rënë dakord për kushtet personale me PSG.

Mbrojtësi i djathtë 22-vjeçar shënoi shtatë gola dhe ofroi 11 asistime në 45 paraqitjet e tij konkurruese për Interin, në këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat