​Sneijder: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Kampionatin Evropian

Futboll

​Sneijder: Kjo është skuadra favorite për ta fituar Kampionatin Evropian

Më: 26 qershor 2021 Në ora: 16:38
Wesley Sneijder

Ish-lojtari i Interit Wesley Sneijder mendon se Italia janë skuadra favorite për ta fituar Euro 2020.

37-vjeçari kaloi katër vite në Inter dhe ndihmoi “Nerazzurrët” të fitonin të gjuthë titujjtë e mundshme në sezonin 2009/10.

Sneijder u pensionua në gusht të vitit 2019 dhe luajti 134 ndeshje për Holandën, duke shënuar 30 gola..

"Për mua, Italia është favoritja për të fituar titullin," tha Sneijder për NOS. "Ata luajnë futboll bindës dhe kanë bërë shumë përparim në lojën e tyre."

Italia nuk u kualifikua për në Kupën e Botës 2018 në Rusi, por nga atëherë ka emëruar Roberto Mancini si trajner dhe i ktheu gjërat në rrugën e duhur.

“Azzurrët” janë të pamposhtur në 30 ndeshje dhe nuk ka pësuar asnjë humbje në 11 ndeshje përpara ndeshjes së fazës së 1/16 të fundit kundër Austrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat