Manchester United në ndjekje të Camavingas

Futboll

Manchester United në ndjekje të Camavingas

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 09:42
Eduardo Camavinga

Klubi anglez Manchester United ka shfaqur interesim për mesfushorin e Rennes Eduardo Camavinga.

Sipas ‘Daily Mail’, Man Utd e sheh Camavingan si përforcimin ideal për mesfushën e tyre sezonin e ardhshëm.

Thuhet se “Djajtë e Kuq” fillimisht janë të fokosuar të përfundojnë transferimin e Jadon Sanchos për rreth 90 milionë euro, pastaj do të rikthejnë vëmendjen te transferimi i mesfushorit.

18- vjeçari, vlerësohet si një nga mesfushorët më të mirë të ardhshëm në Evropë, interesim për të kanë shfaqur edhe PSG, Real Madrid dhe Arsenal.

Francezi, sezonin e kaluar zhvilloi 39 paraqitje me fanellën e Rennes në të gjitha garat duke realizuar një gol dhe tre asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat