FFSHGJ me njoftim të rëndësishëm

Futboll

FFSHGJ me njoftim të rëndësishëm

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 13:50
FFSHGJ me njoftim të rëndësishëm

Federata e Futbollit Shqiptar e Gjermanisë, ka mbajtur mbledhje dha njofton opinionin për disa gjëra. 

“FFSHGJ është kompetentja e vetme për grumbullimin e futbollistëve të rinj për seleksionet e Kosovës në Gjermani
Në Frankfurt am Main, dje me 26 qershor 2021, nën drejtimin e Ruzhdi Statovcit, kryetar, u mbajt mbledhja e Kryesisë së Federatës së futbollit shqiptar në Gjermani.

Kjo mbledhje, për shkak të situatës së pandemisë, u mbajt pas një kohe të gjatë.
Përkundër kësaj FFSHGJ edhe në situatën që ishte deri më tash zhvilloi aktivitetet e saja duke iu përshtat kushteve të krijuara, kurse në atë situatë edhe vitin e kaluar (2020) u mbajt gara për Kupën e Kosovës në Gjermani. 

Në këtë mbledhje iu bë një analizë garës për Kupën e Kosovës në Gjermani, që u mbajt vitin e kaluar, në Friedberg. Derisa cilësia e lojërave dhe interesimi ishte mjaft i madh ajo që ra në sy ishte mungesa e disiplinës se futbollistëve e diku-diku edhe  e prijësve të klubeve e trajnerëve – tha Miftar Dragidella, sekretar i përgjithshëm i FFSHGJ-së, duke paraqitur një raport mbi atë garë. Në bazë të kësaj mbetet që kryesitë e klubeve të punojnë më shumë në disiplinimin e ekipeve, në të kundërtën Komisioni disiplinor do të jetë i detyruar të ndermarr masa më të rrepta ndaj të padisiplinuarve.

Edhe në diskutimet e Ruzhdi Statovcit, Enver Muzliukajt, Haki Qallakajt, Kushtrim Hajrizit, Riza Aliut, Afrim Osmanajt, Bekim Reshanit, Shaban Bytyqi etj u kërkua që të punohet më shumë në disiplinë, e cila viteve të fundit tek disa ekipe ka rënë, pasi që si primare shohin fitoret e jo sjelljen e tyre. Në garën e vitit të kaluar patëm 3 kartonë të kuq dhe një ndeshje të ndërprerë. Prandaj u tha që gjëra të tilla mos të na përseritën në të ardhmen.

Në vazhdim Kryesia debatoi për mundësitë e zhvillimit të garës së sivjeme për Kupën e Kosovës në Gjermani. Për shkak të pandemisë ajo nuk u mbajt në muajin qershor, siç mabet zakonisht dhe zgjatë dy ditë, por si alternativë mbeti që të mbahet më 18 ose 25 shtator.
U propozuan dy qytete ku do të mund të mbahej kjo garë dhe atë në Düsseldorfi ose në Offenbach.

Në këtë mbledhje Kryesia debatoi edhe për marrëveshjen që ka nënshkruar me FFK për detyrat dhe obligimet që do të ketë rreth ndihmës që do t´i ofrohet FFK-së në grumbullimin e talentëve të rinj që luajnë në klube të ndryshme të Gjermanisë. Për këtë FFK dhe FFSHGJ (Presidenti Agim Ademi e kryetari Ruzhdi Statovci) kanë nënshkruar një marrëveshje që i vetmi subjekt kompetent për punën më grupmoshta e reja që janë kandidatë për seleksionet e të rinjëve të Kosovës, nga Gjermania të jetë vetëm FFSHGJ.

FFSHGJ ka potenciale njerëzore dhe të gjitha të tjerat që këtë mision ta kryejë me sukses.

Prandaj edhe në këtë mënyrë njoftojmë prindërit e të gjithë fëmijëve që luajnë në ekipet e të rinjëve të lajmërohen në FFSHGJ (email: [email protected]) dhe të japin shënimet e fëmijëve që luajnë në rangje më të larta nga Verbandsliga e më lart për U14, U15, U16 e U17. 
Kryesia në pika të shkurtra debatoi edhe për përgatitjet për mbajtjen e Kuvendit të ardhshëm zgjedhor që do të mbahte në muajin janar 2022”, thuhet një njoftimin e FFSHGJ-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat