Fjalët e Mourinhos bëhen virale në rrjet: Lexova diçka nga trajneri më i keq…

Futboll

Fjalët e Mourinhos bëhen virale në rrjet: Lexova diçka nga trajneri më i keq…

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 23:07
Fjalët e Mourinhos bëhen virale në rrjet: Lexova diçka nga trajneri më i keq…

Zhoze Murinjo njihet si një person që jo pak herë ka thumbuar kundërshtarët e tij.

Tekniku portugez kur ishte pjesë e Mançester Junajtid ka dhënë një deklaratë duke thumbuar pikërisht trajnerin e Holandës, Frank De Bur duke thënë se ai ka qenë trajneri më i keq i Premier Ligës duke thënë se në shtatë ndeshje nuk kishte arritur asnjë fitore dhe nuk kishte realizuar qoftë dhe një gol:

“Lexova diçka nga trajneri më i keq në historinë e Premier Ligës, Frenk De Bur. Shtatë ndeshje, shtatë humbje, zero gola.

Thoshte se nuk është mirë për Markus Rashford të ketë një trajner si mua pasi gjëja më e rëndësishme për mua është fitorja.

Po të ishte stërvitur nga De Bur do kishte mësuar si të humbte. Sepse ka humbur çdo ndeshje”, ka thënë Murinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat