Partizani e mbyll në Ohër më një fitore ndaj nënkampionëve të Kosovës

Futboll

Partizani e mbyll në Ohër më një fitore ndaj nënkampionëve të Kosovës

Më: 27 qershor 2021 Në ora: 23:19
Partizani e mbyll në Ohër më një fitore ndaj nënkampionëve të Kosovës

Skuadra e Partizanit ka mbyllur sot përgatitjet e saj në Ohër, duke luajtur miqësoren e fundit buzë liqenit ndaj nënkampionëve të Kosovës.

Ekipi i drejtuar nga Ilir Daja, sot ka mundur me shifrat 2-0 Dritën para se të kthehej në Shqipëri, për të vijuar në vendin tonë fazën para sfidës së Ligës së Konferencës kundër Sfintul George, shkruan Vipsport.

Trajneri Ilir Daja ka bërë përsëri disa lëvizje në formacion në krahasim me ndeshjen e kaluar, duke kthyer nga minuta e parë në rreshtim Dajçin e provuar në të djathtë të prapavijës apo Rrapajn në qendër e Bardhin pak më të avancuar se sa në sezonin e fundit.

Goli i parë do të vinte nga Shehi pas një gjuajtje me kokë në minutën e 20, ndërsa në pjesën e dytë, Stenio Zhunior dyfishoi shifrat me një penallti pak minuta pas fillimit të fraksionit të dytë të lojës.

Me këto shifra është mbyllur takimi i sotëm, ndërsa ekipi më pas ka udhëtuar drejt Tiranës ku do të mbyllë përgatitjet për sfidën që luhet pas 10 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat