Brdariç shpërblen Vllazninë

Futboll

Brdariç shpërblen Vllazninë

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:03
Brdariç shpërblen Vllazninë

Pas përfundimit të miqësores me Novi Pazarin, takim ky i mbyllur në barazim 2-2, skuadra kuqeblu ka konsumuar edhe darkën dhe më pas ka lënë hotelin duke u nisur direkt për Shkodër. Udhëtim i kryer me autobus që ka zgjatur jo pak duke mbërritur në orët e para të mëngjesit të së hënës në qytetin verior.

Që nga ai moment stafi teknik e ka lënë skuadrën pushim duke i kujtuar se takimi me to do të jetë ditën e enjte.

Periudha e mbetur deri në përballjen e datës 8 korrik me skuadrën boshnjake Siroki Brijeg, e vlefshme për turin e parë të “Conference League” do të vijohet në Shkodër. Ditë këto që do t’i shërbejnë teknikut Thomas Brdariç për të konsiliduar formacionin e parë që do të hedhë në fushë për këtë ndeshje.

Me lojtarët që ka në dispozicion, gjatë tre ndeshjeve miqësore të zhvilluara përballë skuadrave malazeze, Buduçnost, Sutjeska dhe asaj nga Sanxhaku Novi Pazar duket se janë përcaktuar emrat e formacionit të parë.

Megjithatë, për ndeshjet europiane, por edhe për sezonin e ri futbollistik, priten edhe ardhje të tjera në kampin kuqeblu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat