Tifozi zviceran mban fjalën, portreti i Shaqirit mbetet përjetë...

Futboll

Tifozi zviceran mban fjalën, portreti i Shaqirit mbetet përjetë...

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 20:57
Tifozi zviceran mban fjalën, portreti i Shaqirit mbetet përjetë...

Një tifoz zviceran është detyruar të bëjë portretin e Xherdan Shaqirit si tatuazh në trupin e tij.

Tifozi ishte zotuar se në rast se Shaqiri do të ishte protagonist në ndeshjen ndaj Turqisë, atëherë do ta çonte deri në fund këtë nismë.

Lojtari shqiptar arriti të shënojë gol në këtë ndeshje, e cila ishte vendimtare për kualifikimin në fazën 1/8 të Euro 2021.

Xherdan Shaqiri është duke dhuruar performanca mjaft të mira në këtë kompeticion, duke dhënë një sinjal për skuadrat që janë të interesuara për të blerë kartonin e tij. Aventura e Shaqirit tek Liverpuli pritet të përfundojë menjëherë pas përfundimit të Europianit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat