I falet tifozëve

Futboll

I falet tifozëve

Më: 29 qershor 2021 Në ora: 23:13
I falet tifozëve

Garet Sauthgejt po bën një punë të shkëlqyeshme nën drejtimin e Anglisë, duke i drejtuar ‘’3 Luanët’’ të jenë ndër pretendetët kryesorë në këtë Europian.

Pas ndeshjes, tekniku anglez i thuri elozhe tifozëve duke u shprehur se ishin mbas çdo prekje të topit të futbollistëve.

‘’Luajtëm në shtëpinë tone dhe nuk kam dëgjuar kurrë një atmosferë të tillë. Tifozët ishin prapa çdo prekje topi, çdo vrapimi të futbollistëve.

Ne e dimë se gjithmonë ka pasur pikëpyetje pas Kupës së Botës në lidhje me skuadrën tonë.

Ne e dinim që Gjermania me përvojën e saj, do të mbizotëronte në disa pjesë të lojës si zotërimi topi apo shpejtësia.E dinim që Kros do të organizonte lojën dhe duhej të ishim të durueshëm. Ajo që më pëlqeu më shumë ishte se luajtëm me pasion dhe me zemër, sot futëm në punë trurin’’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat