Flet Ragip Xhaka, tregon pse Graniti nuk zgjodhi Shqipërinë ose Kosovën

Futboll

Flet Ragip Xhaka, tregon pse Graniti nuk zgjodhi Shqipërinë ose Kosovën

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 00:43
Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës

Ragip Xhaka, babai i Granit Xhakës ka zbuluar sonte pse djali i tij nuk ka luajtur tek Shqipëria ose tek Kosova.

Ai theksoi se nuk kanë gjetur akord me Shqipërinë.

Sa i përket kombëtares së Kosovës, Xhaka theksoi se FIFA nuk e ka lejuar Granitin të bashkohet me “Dardanët”.

“Kam pas kontakt me Shqipërinë dhe një mospajtim, nuk erdhëm deri aty. Sa i përket Kosovës e kemi ditur që nëse luajmë në kampionat evropian është e pamundur të luajmë për Kosovën. Ne e kemi çu në FIFA një letër pa ndihmën e askujt, me anë të një avokat. Letra është kthyer, tema është e mbyllur shkaku i kampionatit evropian që i kanë luajtur dhe ajo është mshel”, tha fillimisht Ragip Xhaka.

“Kritikat pas asaj ndeshje kanë ardhë, mua si prind dhe krejt familjes tonë. Nuk e ndi vetëm fajtorë, jam krenar për atë që e kemi bë për Zvicrën e Kosovën. Edhe pse luan Graniti në Zvicër, asnjëherë nuk e kemi harruar kombëtaren e Kosovës”, përfundoi Ragip Xhaka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat