Argjentinasi ka bërë përshtypje në Serie A

Futboll

Argjentinasi ka bërë përshtypje në Serie A

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:20
Argjentinasi ka bërë përshtypje në Serie A

Atalanta thuhet se janë në bisedime të avancuara me Udinesen për një marrëveshje për portierin Juan Musso dhe janë afër përfundimit të një marrëveshje me vlerë 20 milionë euro.

Argjentinasi ka bërë përshtypje në Serie A që nga bashkimi me Udinese në korrik 2018 nga Racing Club.

Sky Sport Italia raporton se Atalanta që është kualifikuar për në Ligën e Kampionëve tre vjet me radhë, tani janë në prag të kompletimit të një lëvizje për 27 vjeçarin.

Reprezentuesi Argjentinas, i cili ka një shtetësi italiane duket se do të bashkohet me Atalantan këtë verë, shkruan Footballitalia.

Mediat italiane raportojn se të dy palët janë në bisedime të avancuara dhe në prag të marrëveshjes për një transferim me vlerë afërsisht 20 milionë euro për portierin.

Musso i cili ka qenë i lidhur më parë me Interin, ka luajtur 104 ndeshje për Udinesen dhe mbajti 29 ndeshje pa pësuar gol.

Atalanta përfundoi e treta në Serie A sezonin e fundit, një pikë mbi Napolin e vendosur në vendin e pestë në betejën për katër të parët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat