Mustafi me disa oferta

Futboll

Mustafi me disa oferta

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 11:25
Mustafi me disa oferta

Mbrojtësi Shkodran Mustafi pas gjashtë muajve huazim te Schalke 04, është lojtar i lirë për këtë afat kalimtar.

Barcelona ishte e interesuar për shqiptarin vitin e kaluar, por bordi vendosi të mos e transferojë.

Sidoqoftë, sipas Todo Fichajes, Mustafi mund të rikthehet në La Liga sepse një tjetër klub është i interesuar në shërbimet e tij.

Bëhet fjalë për Celta Vigon që është në negociata me përfaqësuesin e Gjermanisë dhe babai e lojtarin dhe janë duke provuar të gjejnë marrëveshje sa më parë, por ende nuk ka pasur ndonjë takim zyrtarë.

Sidoqoftë, klubi spanjoll është optimist se marrëveshja mund të mbyllet para fundit të javës.

Interesim për Mustafin ka shprehur edhe Galatasaray.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat