Kaos diplomatik

Futboll

Kaos diplomatik

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 14:20
Kaos diplomatik

Kush do të udhëtojë nga Anglia drejt Italisë për të parë ndeshjen çerekfinale të EURO 2020 ndaj Ukrainës duhet të përgatitet për 5 ditë karantinë sipas urdhëresës ministrore në shtetin italian. Por ka një problem, që po shkakton kaos diplomatik. Ndeshja në fjalë është vetëm 4 ditë larg dhe kjo do të thotë se çdo tifoz anglez i nisur drejt Italisë, do të mbyllë karantinën një ditë pas ndeshjes në fjalë.

“Etapa e ardhshme e Europianit do të sjellë tifozë nga jashtë në Romë më 3 korrik për ndeshjen Angli-Ukrainë, Kujtojmë se është në fuqi për arsye parandalimi të pandemisë dhe variantit Delta, urdhri për karantinën e 5 ditëve ndaj të gjithë atyre që vijnë nga Britania e Madhe. Kjo karantinë duhet respektuar”, ishin fjalët e përgjegjësit për Departamentin e Shëndetësisë së krahinës së Lacios, Alesio D’Amato.

Situata aktuale parashikon që në “Oimpiko” të pranohen 16 mijë spektatorë. 68% e biletave janë shitur pa e ditur se kush do të jetë në këtë çerekfinale, ndërsa pjesa e mbetur është ndarë mes dy Federatave që mësuan se do luanin në këtë qytet. Një kaos i mirëfilltë duke pasur parasysh se mijëra tifozë anglezë po bëhen gati të nisen drejt Romës.

Qeveria angleze kërkoi përjashtim për tifozët, por në Itali nuk kishte lëshime në këtë pikë.

Ndaj shteti anglez u bëri kërkesë publike tifozëve që të mos niseshin drejt Romës, por të mundoheshin që për këto çerekfinale të bënin tifo nga shtëpia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat