Besa do trajner me përvojë

Futboll

Besa do trajner me përvojë

Më: 30 qershor 2021 Në ora: 17:40
Besa do trajner me përvojë

Pas Apolonisë, një tjetër skuadër e Kategorisë së Parë duket se është vënë pas Veljko Dovedan, trajnerit me shumë eksperiencë në disa shtete, që për tre sezone drejtoi me sukses Bylisin e Ballshit.

Trajneri serb tanimë është larguar nga mallakastriotët, me këta të fundit që u rrëzuan në Kategorinë e Parë. 67-vjeçari ka bërë një punë të mirë në Ballsh, duke mos munguar ofertat për të.

Nëse para pak ditësh pati një interes nga Apolonia, tanimë është edhe Besa e Kavajës që ka shfaqur interes për Dovedan. Presidenti Bizhdili i ka idetë e qarta për t’u rikthyer në elitë pas disa sezonesh, me Dovedan që shihet si njeriu i duhur për stolin.

Pak ditë më parë u fol se Klevis Dalipi ishte afër akordit, porn ë fund palët nuk zyrtarizuan bashkëpunimin mes tyre...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat