Afrim Shahini - portier i shquar në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe mi mori dorëzat!  

Futboll

Afrim Shahini - portier i shquar në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe mi mori dorëzat!  

Nga: Kemajl Goca Më: 30 qershor 2021 Në ora: 19:47
Afrim Shahini - portier i shquar në Gjeneratën e Republikës: Policia serbe mi mori dorëzat!  

Pushtuesi serb nuk ka lënë gjë pa bë në vitet e 90-ta (1991-1999), duke sulmuar çdo gjë shqiptare!

Sportistët shqiptarë si në çdo sferë tjetër, u organizuan dhe zhvilluan garat e Republikës së Kosovës, në fusha dhe salla të improvizuara, duke i bërë rezistencë të fuqishme regjimit serb.

Afrim Shahini i takon Gjeneratës së Republikës dhe ka qenë ndër portierët më të shquar në futboll, duke mbrojtur me sukses ngjyrat e Dritës. Edhe Shahini si çdo sportist tjetër ka përjetuar tortura të llojllojshme nga milicia e pushtuesit serb.

Ai tregon një rast interesant, si ia morën dorëzat e reja që i kishin ardhure dhuratë nga Zvicra.      

“Ka qenë periudhë e sakrificës por edhe e vullnetit, dëshirës për shtetin e Kosovës.

Dua ta ceki një nga shumë rastet e sakrificës së sportistëve në atëkohë por edhe e imja, kur na ka ndodhë në lojë kampionale kur ishim mysafirë të Ulpianës në Lipjan, në një fshat luhej loja.

Unë isha në portë dhe zhvillohej pjesa e dytë e lojës kur hyn policia në fushë me pizgauera dhe e ndërprenë ndeshjen.

Na i morën të gjitha pajisjet, kurse mua mi morën dorëzat e reja që mezi i patëm siguruar për lojë.

Të them të drejtën, së bashku me frikën që e patëm nga policia, pata edhe dhimbje për ato dorëza ngase me kishin ardhur dhuratë nga daja im që punonte në Zvicër”, tregon Shahini për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Shahini është krenar që i takoi gjeneratës së sakrificës, që kontriboi për futbollin dhe sportin në përgjithësi dhe iu kundërvunë regjimit serb.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat