Lilaj rikthehet në kampionatin izraelit

Futboll

Lilaj rikthehet në kampionatin izraelit

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 16:45
Lilaj rikthehet në kampionatin izraelit

Pas vetëm një sezoni me fanellën e Prishtinës në IPKO Superligën e Kosovës, Sabien Lilaj do të rikthehet sërish në kampionatin izraelit, këtë herë për të veshur fanellën e klubit Hapoel Ramat Gan Givatayim.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi që militon në ligën e dytë izraelite, që e ka cilësuar Sabien Lilajn një afrim të bujshëm, pasi synon që sezonin e ardhshëm t’ia dalë të sigurojë ngjitjen në elitën e futbollit në Izrael.

Aktualisht Lilaj është duke u stërvitur te Prishtina, pasi do të marrë pjesë me klubin e kryeqytetit të Kosovës edhe në eliminatoret e Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me hungarezët e Ferencvarosit.

Vetëm pas përfundimit të aventurës europiane Lilaj do të fluturojë drejt Izraelit për t’iu bashkuar klubit të tij të ri. Kujtojmë që ish mesfushori i Skënderbeut dhe Kombëtares Shqiptare ka luajtur në Izrael edhe në sezonin 2019-2020, pasi ka qenë pjesë e Sektzia Nes Tziona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat