Avdijaj transferohet në kampionatin zviceran

Futboll

Avdijaj transferohet në kampionatin zviceran

Më: 1 korrik 2021 Në ora: 22:51
Avdijaj transferohet në kampionatin zviceran

Albion Avdijaj do të vijojë karrierën në ligën e parë në Zvicër, teksa është transferuar te skuadra e Kriens.

27-vjeçari provoi të linte gjurmë në Kategorinë Superiore, duke veshur fanellën e Tiranës dhe Vllaznisë, por pa sukses.

Avdijaj rikthehet kështu në kampionatin zviceran, teksa më herë ka qenë pjesë e Grasshopers, Vaduzit, ndërkohë që tashmë do të nisë një aventurë të re me Kriensin.

Në të kaluarën sulmuesi 27-vjeçar ka qenë pjesë edhe e përfaqësuesve të moshave të Zvicrës. Ndërkohë që në Kategorinë Superiore, hapësirat për Avdijajn ishin me pikatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat