Gashi: Sporti i viteve 90-ta ka qenë njëfarë lloj rezistence ndaj okupimit serb

Futboll

Gashi: Sporti i viteve 90-ta ka qenë njëfarë lloj rezistence ndaj okupimit serb

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:44
Shkelzen Gashi

Publicisti Shkelzen Gashi, ka treguar se si i ka shikuar ndeshjet e Prishtinës në futboll në vitet e 90-ta.

Gashi ka thënë se si fëmijë nuk ka shkuar t’i shikojë ndeshjet në Stadium e Prishtinës tani i quajtur “Fadil Vokrri” sepse në atë kohë ishte i okupuar nga regjimi serb dhe është detyruar të shkojë deri në fshatin periferik të Prishtinës, Llukar për t’i përcjellur përballjet e Prishtinës.

“Stadiumi i Prishtinës në atë kohë ka qenë i okupuar nga regjimi serb dhe ndeshjet janë zhvilluar në një fshat të Prishtinës që quhet Llukar më saktësisht në një vend që quhet Çamërli”.

Por, Gashi shpreh keqardhje për stadiumin e atëhershëm të improvizuar sepse nuk është bërë muze për sportin paralel të asaj kohe.

“Për fat të keq më vjen shumë keq se ai stadium edhe sot ekziston janë të gjitha pajisjet për një stadium futbolli dhe është mëkat që nuk është bërë një muze për sportin paralel gjatë viteve 90-ta”.

Po ashtu dhimbjen e ndaj edhe me pronarin e asaj toke ku është stadiumi sepse pronari ishte torturuar sa here që është zhvilluar një ndeshje.

“Nuk i ka dhënë një njohje pronarit të asaj toke sepse policia serbe gjithmonë e kanë tortura sa herë që ka luajtur Prishtina aty”.

Gashi po ashtu tha se në vitet e 90-ta e ka përcjell më shumë sportin sepse në sy të tij ai e she një llojë rezistence ndaj regjimit të atëhershëm.

“Prandaj sportin e viteve 90-ta e kam përcjell sepse ka qenë një farë lloj rezistence ndaj okupimi serb në atë kohë”, e përfundoi Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat