Italia në presion

Futboll

Italia në presion

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 12:58
Italia në presion

Giorgio Chiellini është i vetëdijshëm për kërcënimin që ylli i Interit do ta paraqesë në ndeshjen e Italisë me Belgjikën, sot, nga ora 21:00.

“Italia ka respekt të madh për Romelu Lukaku, ne jemi të përgatitur për një provë të vështirë kundër sulmuesit të Belgjikës”, tha mbrojtësi i Juventusit.

Megjithatë, Chiellini, i cili sapo është bërë një agjent i lirë pas skadimit të kontratës së tij në Juventus, ka paralajmëruar se Lukaku nuk është lojtari i vetëm në radhët e Belgjikës që Italia do të duhet ta ruajë në mënyrë që të luajë një ndeshje gjysmëfinale me Spanjën apo Zvicrën.

“Nga të gjithë, ne kemi respekt të madh për Lukakun, për sezonin e tij të jashtëzakonshëm në Inter. Por ta vlerësosh Belgjikën në bazë të Lukakus është ofenduese për shokët e tij të skuadrës, ata të gjithë janë me të vërtetë lojtarë të shkëlqyeshëm”, tha 36 vjeçari në një konferencë shtypi para ndeshjes.

Pas mbarimit të detyrave të tij me Italinë në Euro, Chiellini do ta kthejë vëmendjen e tij në zgjidhjen se ku do të luajë futboll sezonin e ardhshëm, raporton Goal, transmeton Klankosova.tv.

Qendërmbrojtësi ka kaluar 16 vitet e fundit të karrierës së tij në Torino, dhe është raportuar se Juventusi po planifikon ta ribëj marrëveshje për një vit më shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat