Edhe Lidhja Rajonale e Ferizajt në përkrahje të Agim Ademit

Futboll

Edhe Lidhja Rajonale e Ferizajt në përkrahje të Agim Ademit

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 17:33
Edhe Lidhja Rajonale e Ferizajt në përkrahje të Agim Ademit

Kreu i FFK- së, z.Agim Ademi ishte për vizitë në Lidhjen Rajonale të Futbollit të Ferizajt.

Agim Ademi u takua me Kryetarin e Lidhjes Rajonale të Futbollit të Ferizajt z. Afrim Haliti dhe me delegatët e rajonit të Ferizajt. Kryetari I FFk-së, z.Agim Ademi ofroi mbështetje të vazhdueshme për avancimin e mëtutjeshëm të Futbollit në Rajonin e Ferizajt.

Në anën tjetër, delegatët dhe Kryetari i Lidhjes Rajonale të Ferizajt z.Afrim Haliti e falenderuan kryetarin e FFK-së z.Agim Ademin për ndihmën dhe përkrahjen e vazhdueshme dhënë Rajonalit të Ferizajt.

Klubet e Lidhjes Rajonale të Futbollit në Ferizaj dhe delegatët së bashku me kryetarin e LRFF-së, ofrojnë mbështetje të plotë ndaj kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovë, z.Agim Ademi dhe zotohen që nuk do të lejojnë grupe të caktuara të interesit që nuk përfaqësojnë askënd në

Futboll, as nuk paraqesin asgjë në Futboll që ta destabilizojnë FFK-në, njofton kryetari i Lidhjes Rajonale të Ferizajt Afrim Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat