Shearer masakron Immobilen

Futboll

Shearer masakron Immobilen

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 09:56
Shearer dhe Immobile

Italia në gjysmëfinale të Kampionatit Europian pas nëntë vitesh dhe për të pestën herë në histori. Një mbrëmje madhështore për axurrët, shumë prej të cilëve ishin protagonistë të shkëlqyeshëm. Fatkeqësisht, Spinazzola u lëndua, i cili mbylli “Euro 2020” dhe do të mungojë për një kohë të gjatë. Negative ishte, për arsye krejt të ndryshme, mbrëmja e Ciro Immobile, më i keqi i Italisë, i cili nuk ishte në gjendje të shënonte, nuk ishte kurrë i rrezikshëm.

Megjithatë, ndikoi te goli i Barrela me hilet e tij. Kur mesfushori i Interit shënoi për 1-0, ai ishte shtrirë sikur ishte “plagosur” dhe kërkoi penallti, por pas golit u ngrit direkt dhe shkoi për të festuar. Kjo lloj sjellje nuk kaloi pa u vënë re. Përveç një “cicërime virale” nga një profesor i universitetit amerikan, u kritikua ashpër edhe nga i madhi Alan Shearer.

Ish-bomberi, i cili për vite me radhë ka qenë një komentator i vlerësuar në TV anglez, teksa rishikoi pamjet në të cilat Immobile duket teksa shtrëngon me dorë këmbën si i dëmtuar, duke simuluar për penallti, por pastaj ngrihet direkt për të festuar golin, Shearer e konisderoi moment për t’u përbuzur. Vetë ka qenë një futbollist shumë korrekt, ndaj anglezi përdori fjalë shumë të ashpra:

“As nuk dua të qesh me këtë, sepse është patetike. Ju mund ta shihni atë duke vështruar gjyqtarin, para se të shohë se çfarë ka ndodhur. Por, ajo që ndodhi është e turpshme nga ana patetike, kjo është ajo që është, përbuzëse”.

Për Italinë, megjithatë pati edhe fjalë të bukura nga Shearer për mënyrën se si luajti dhe mbi të gjitha lavdëroi Bonucci dhe Chiellini që bllokuan Lukakun, i cili shënoi, por vetëm nga pika e bardhë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat