Strotman është lojtari i ri i skuadrës së Cagliarit

Futboll

Strotman është lojtari i ri i skuadrës së Cagliarit

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:27
Strotman është lojtari i ri i skuadrës së Cagliarit

Kontratë 1-vjeçare, ish-mesfushori i Romës transferohet tek skuadra e Serisë A!

Kevin Strotman është lojtari i ri i skuadrës së Cagliarit. Ish-mesfushori i Romës i cili së fundmi kishte luajtur për skuadrën e Xhenoas në sezonin e kaluar, është transferuar në formulën e huazimit nga Marseja në Sardenja deri në 30 qershor 2022 me një opsion rinovimi të huazimit edhe për një vit tjetër.

Holandezi përveç Romës, Xhenoas dhe Marsejës më parë ka mbajtur veshur edhe fanellat e PSV dhe Utreht.

Gjatë sezonit të kaluar deri në muajin janar me Marsejën, 31-vjeçari ka luajtur në 11 takime ndërsa gjysmën e dytë të sezonit me Xhenoan u aktivizua në total në 18 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat