Verratti: Ishte një ndeshje që duhej fituar dhe ia dolëm

Futboll

Verratti: Ishte një ndeshje që duhej fituar dhe ia dolëm

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 11:51
Verratti: Ishte një ndeshje që duhej fituar dhe ia dolëm

Marko Verrati ishte një nga protagonistët kryesorë në fitoren 2-1 të skuadrës italiane në Mynih.

Mesfushori shtatshkurtër, edhe pse nuk shkëlqeu, vrapoi pa fund duke ndaluar disa aksione të rrezikshme të kundërshtarit.

“Ishte një ndeshje që duhej fituar dhe ia dolëm.

Belgjika është një skuadër me lojtarë të mëdhenj, të cilët janë gjithmonë gati për të ndëshkuar, por ne u treguam më të mëdhenj, duke bërë një nga ndeshjet më të bukura të turneut, edhe pse do të ishte më mirë nëse do të kishim shënuar më shumë në pjesën e dytë”, tha mesfushori italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat