Prishtina dikur, me kryetrajnerin hungarez

Futboll

Prishtina dikur, me kryetrajnerin hungarez

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 17:36
Prishtina dikur, me kryetrajnerin hungarez

Prishtina dikur, me kryetrajnerin hungarez, Bella Pallfi!

Prishtina me kryetrajnerin hungarez, Bella Pallfi (i pari nga e majta).

I lindur më 16 shkurt 1923 në Beçkerek, hungarez nga Vojvodina, ka ndërruar jetë në vitin 1995.

Trajner i gjeneratës së artë të Prishtinësi 1981-1983, udhëhoqi, krijoi dhe inkuadroi skuadrën në Ligën e parë Federative.

Futbollist i NAK Novi Sad (1941-44), Spartak Subotica (1945-46; 1948; 1953-54), Partizan (1946-48), Cërvena Zvezda (1948-53) dhe 3-herë reprezentues i ish-Jugosllavisë.

Kryetrajner i Sloboda Uzhice (1959-63), Aris Selanik (1963-66), Hapoel Petah Tikva (1966-67), Proleter Zrenjanin (1969), Radniçki Kragujevc, Panachaiki, Egaleo (1978-1979) dhe skuadra e fundit, Prishtina (1981-83).

Pallfi nuk ishte hungarezi i vetëm i skuadrës, Egedi Resh, ish-kapiteni, ka qenë një ndër futbollistët më jetëgjatë në skuadër në vitet 60-ta, shkruan në faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat