Leeds afër transferimit të mbrojtësit të Barcelonës

Futboll

Leeds afër transferimit të mbrojtësit të Barcelonës

Më: 3 korrik 2021 Në ora: 18:03
Junior Firpo

Klubi anglez Leeds United është afër transferimit të mbrojtësit të Barcelonës Junior Firpo.

Sipas ‘Sport’, Leeds së shpejti do të konfirmojë transferimin e Firpos.

Transferimi i mbrojtësit Leeds pritet të kushtojë rreth 18 milionë euro, futbollisti do të kryejë testet mjekësore pasi të ketë rënë dakord për kushtet e transferimit.

24-vjeçari u bashkua me Barcelonën në vitin 2019 nga Betis, por që nga ajo kohë nuk ka gjetur vend në formacionin startues duke e shtyer atë të kërkojë largimin.

Interesim për Firpon kishte shprehur edhe Milan por duket se ai do të transferohet në Angli. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat