Sportingu i kërkon Interit dëmshpërblim 30 milionë euro

Futboll

Sportingu i kërkon Interit dëmshpërblim 30 milionë euro

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:06
Sportingu i kërkon Interit dëmshpërblim 30 milionë euro

Telenovela Zhoao Mario tek Interi pritet të marrë fund. Mesfushori do të kryejë transferimin tek Benfika për shumën e 7.5 milionë eurove.

Për Zhoao Marion do të ketë një kontratë 5-vjeçare me pagë 2 milionë euro në sezon. Por nuk mbaron këtu, pasi ish-klubi i portugezit, Sportingu i Lisbonës ka hyrë në mes të këtij transferimi.

Kampionët e Portugalisë nuk arritën marrëveshjen për blerjen përfundimtare të 28-vjeçarit nga Interi, me këta të fundit që nuk nguruan ta shesin tek rivalët e Benfikës.

Tani, Sportingu i kërkon Interin dëmshpërblim 30 milionë euro pasi pretendojnë se në kontratë nuk lejohej shitja e Zhoao Marios tek një skuadër tjetër portugeze. Nuk dihet se si do të shkojë kjo çështje, por për Interin largimi i portugezi do të ishte një barrë e hequr pas plot 5 vitesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat