Legjendat angleze

Futboll

Legjendat angleze

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:55
Legjendat angleze

“Tre Luanët” siguruan biletën drejt gjysmëfinales duke e mbajtur portën e paprekur për të pestën herë radhazi.

Legjendat angleze Alan Shearer, Frank Lampard dhe Rio Ferdinand festuan mbrëmë fitoren e thellë 4:0 të Anglisë kundër Ukrainës, në kuadër të fazës së çerekfinales së Euro 2020.

Grupi e shikuan ndeshjen së bashku, ku u panë të jenë krenar edhe me faktin që “Tre Luanët” nuk kanë pësuar gol në pesë ndeshjet e fundit, e po ashtu që janë përmirësuar në repartin e sulmit.

Legjenda e Newcastle United Alan Shearer tregoi që diçka speciale është duke ndodhur me skuadrën e Garreth Southgate, ku edhe dy legjendat e tjera të pranishme lavdëruan mentalitetin e treguar nga këta lojtarë.

“Diçka speciale është duke ndodhur. E filluam këtë Kampionat më ngadalë, por jemi duke u përmirësuar çdo ndeshje. Truri im më thotë të qetësohem, por zemra e thotë të kundërtën. Me të vërtetë që është pozitive, të lumtë Garreth dhe forca Angli!”, tha Shearer për “BBC One”.

Po ashtu, Lampard u shpreh i kënaqur me ndeshjen që kishte parë, ku i këshilloi lojtarët që të mbajnë kokat ulur dhe të punojnë më shumë.

“Tani është koha për neve, shikuesve, që të gëzohemi me paraqitjet e tyre, dhe për ta është koha që të mbajnë kokat uluar dhe të kenë besim në vetvete”, tha Lampard.

Në fund, ish-mbrojtësi i Manchester United Rio Ferdinand lavdëroi punën e mirë që ka bërë trajneri Southgate me këtë skuadër, pavarësisht se ka shumë opsione të cilat në raste nuk mund t’i përdor.

“Tani besoj më shumë. Komplimenti më i madh që mund t’ia jap kësaj skuadre është që unë nuk kam parë kurrë një ekip kaq mirë të komponuar. Të gjithë lojtarët që hyjnë në ndeshje nga banka rezerve kanë një impakt fantastik në lojë, dhe trajneri është duke e udhëhequr këtë grup. Është e vështirë të luash kundër këtij grupi”, tha Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat