Cara mbetet i befasuar nga Italia

Futboll

Cara mbetet i befasuar nga Italia

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 18:18
Cara mbetet i befasuar nga Italia

Ilirjan Cara, ish-futbollisti, ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”.

Duke folur për Europianin që po zhvillohet dhe kemi shkuar në fazën gjysmëfinale, Cara nuk e fshehu surprizën që ka marrë nga Italia e Mancinit, por edhe nga loja që po zhvillon Anglia e Southgate.

“Ishte kampionati i çudirave për vetë mënyrën sesi u shty dhe nisi ky kampionat.

Pritshmëritë për nivelin nuk janë përmbushur në nivelin më të lartë pasi nuk kanë shkuar Kombëtaret favorite më tej. Megjithatë kanë ikur më të mirat në gjysmëfinale. Franca që ishte favorite nuk kaloi më tej, Portugalia u eliminua gjithashtu.

Asnjëherë më parë Italia nuk ka luajtur këtë futboll me kaq presion të lartë. Nuk ka qenë asnjëherë ajo Kombëtare që e mbante topin më shumë se kundërshtari. Anglia e ka lënë futbollin e dikushëm dhe po luan më shumë në atë europian”, ka thënë Ilirjan Cara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat