Paratici: Te Juventus nuk ishim asnjëherë afër për rikthimin e Pogbas

Futboll

Paratici: Te Juventus nuk ishim asnjëherë afër për rikthimin e Pogbas

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 23:55
Paratici: Te Juventus nuk ishim asnjëherë afër për rikthimin e Pogbas

Drejtori sportiv i Tottenhamit, Fabio Paratici ka zbuluar disa prapaskena për interesimin te mesfushori i Manchester United, Paul Pogba.

Francezi para disa viteve ishte pranë largimit nga “Djajtë e Kuq” dhe mediat raportonin për rikthimin te “Bianconerët”.

Por, Paratici ka bërë të ditur se nuk ishin asnjëherë afër për rikthimin e Pogbas.

“Mendoj se është shumë vështirë, te Juventus ne nuk ishim asnjëherë afër për rikthimin e Paul Pogbas”, tha shkurtimisht ai.

Ndërkohë, thuhet se Pogba është në negociata me PSG-në dhe që marrëveshja mund të realizohet gjatë verës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat