Ajo tha po, futbollisti 23-vjeçar i bën propozimin special për martesë të dashurës

Futboll

Ajo tha po, futbollisti 23-vjeçar i bën propozimin special për martesë të dashurës

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 23:56
Ajo tha po, futbollisti 23-vjeçar i bën propozimin special për martesë të dashurës

Mesfushori i Minesota Junajtid në elitën e futbollit amerikan, Hasani Dotson, i propozoi të dashurës së tij në fushë pas barazimit 2-2 ndaj San Joze.

Ky veprim i 23-vjeçarit surprizoi edhe tifozët e pranishëm në stadium, të cilët nuk i kursyen brohorimat.

Pas përfundimit të ndeshjes, Dotson, shkoi pranë të dashurës së tij, e cila ndodhej në fushë, nxori unazën u ul në gjunjë dhe e propozoi për martesë.

Ajo nuk nguroi për të thënë “po”, duke fituar duartrokitjet e të gjithë të pranishëm në stadium.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat