Arrihet marrëveshja, Firpo do transferohet te Leeds

Futboll

Arrihet marrëveshja, Firpo do transferohet te Leeds

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 14:32
Junior Firpo

Leeds do ta transferojë mbrojtësin e Barcelonës Junior Firpo.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano, Firpo do të transferohet te Leeds marrëveshja mes palëve tashmë është arritur.

Barcelona nga shitja e tij do të përfitojë rreth 15 milionë euro plus bonuset, futbollisti do të zhvillojë së shpejti testet mjekësore pastaj do të zyrtarizohet si futbollist i ri i klubit anglez.

24-vjeçari u bashkua me Barcelonën në vitin 2019 nga Betis, por që nga ajo kohë nuk ka gjetur vend në formacionin startues duke e shtyer atë të kërkojë largimin.

Interesim për mbrojtësin kishin shprehur edhe klubet italiane Milan dhe Inter, por ai zgjodhi kalimin në Angli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat