Sekuenca nga paraqitjet e Pogbas, dëshmojnë se ai ishte rrugës për t’u shpallur lojtari më i mirë i Euro 2020

Futboll

Sekuenca nga paraqitjet e Pogbas, dëshmojnë se ai ishte rrugës për t’u shpallur lojtari më i mirë i Euro 2020

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 00:46
Paul Pogba

Forma e bujshme e Paul Pogbas në Euro 2020 ka marrë vëmendjen në një përmbledhje mahnitëse pas eliminimit shokues të Francës nga gara.

Superylli 28-vjeçar i Manchester United bëri një paraqitje brilante për Francën në fitoren e tyre 1-0 ndaj Gjermanisë në Kampionatin Evropian.

Pogba vazhdoi të dhuronte paraqitje të mira dhe dha një asist në barazimin e ekipit të tij 2-2 me Portugalinë, me Francën që kryesonte Grupin F përpara Gjermanisë.

Përfaqësuesi i Francës ishte në elementin e tij për ndeshjen e 1/8 së finales kundër Zvicrës në Arenën Kombëtare në Bukuresht.

Pogba hapi llogarinë e tij të golave në Euro 2020 me një goditje nga distanca, duke mposhtur portierin zviceran, Yann Sommer.

Sidoqoftë, paraqitjet e mesfushorit francez në Euro 2020 u ndaluan, pasi u eliminuan nga Helvetikët përmes penalltive.

Fituesi i Kupës së Botës 2018 është kritikuar nga Mikael Silvestre, pavarësisht se ish- ylli i United ka pranuar Pogba si një “lojtar të klasit botëror”.

Pavarësisht kritikave ndaj lojtarit, ai ishte një pikë kryesore për ekipin e Didier Deschamps dhe një përmbledhje e bërë tregon pse ai ishte në rrugën e duhur për t’u emëruar Lojtari i Turneut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat