Shkëndija sfidon kampionët e Sllovenisë

Futboll

Shkëndija sfidon kampionët e Sllovenisë

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 11:29
Shkëndija sfidon kampionët e Sllovenisë

Prishtina dhe Shkëndija e Tetovës nisin sot rrugëtimin në Champions. Kampionët e Kosovës këtë rrugëtim konsiderohet që e kanë nisur më herët, pasi kanë marrë pjesë në turin paraeliminator, ku në fund siguruan ballafaqimin e kampionët e Hungarisë, Ferencvarosh. Ndërsa kampionët e Maqedonisë së Veriut, të drejtuar nga trajneri Ernest Gjoka, shorti i ka vënë përballë kampionëve të Sllovenisë Ns Mura. Tetovarët e luajnë ndeshjen e parë në shtëpi, pikërisht në orën 20:00 në “Arena Todor Proeski” të Shkupit.

Ndërsa Prishtina, në orë 18:00, do të luajë në transfertë ndaj Ferencvaroshit ku bën pjesë edhe sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Myrto Uzuni, i cili dje ka dalë në konferencë para mediave bashkë me trajnerin e tij.

Trajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, në konferencën para ndeshjes është përballur me pyetje të shumta nga gazetarët hungarezë. Mes të tjerash Ramadani u shpreh:

“E kemi analizuar Ferencvaroshin, e dimë çfarë kundërshtari i fortë është. Ia dimë pikat e forta. Ne nuk kemi ardhur me flamur të bardhë. Kam besim të plotë te futbollistët e mi, duke synuar shumë në rezultat pozitiv. Ferencvaroshi vjen me një trajner të ri, ndaj shpresoj që të mos ketë arritur ende të harmonizohet ekipi dhe ai ndërmjet veti”.

Në insistimin e gazetarëve se çfarë nënkupton me rezultat pozitiv dhe se çfarë konkretisht mendon ai, Ramadani tha: “Gjithsesi, me ndonjë barazim do të isha shumë i kënaqur, por ndonjëherë edhe kjo është vështirë e arritshme po nuk shënove gol. Thjesht, qëllimi ynë është të shënojmë një gol.

Duke i besuar shumë mbrojtjes sime dhe po ia dolëm të shënojmë gol, atëherë jam i sigurt që kundërshtarit do t’ia vështirësojmë shumë punët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat