Ferdinand zbulon bisedën me Thiago Alcantara

Futboll

Ferdinand zbulon bisedën me Thiago Alcantara

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:36
Rio Ferdinand

Ish-mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand ka treguar një detaj interesant.

Thiago Alcantara u largua nga Barcelona në vitin 2013 ku u transferua në Bayern Munchen.

Mirëpo, sipas ish-mbrojtësit të Manchester Untited, Rio Ferdinand, Alcantara para se të transferohej e kishte thirrur atë për ta pyetur për mundësinë e transferimit tek “Red Devils”.

Ferdinand deklaroi se De Gea i kishte dhënë numrin e tij dhe Alcantara e kishte kontaktuar për ta pyetur nëse anglezi do të mund ta vinte në kontakt me dikë për një transferim të mundshëm në “Old Trafford”.

“Ne luajtëm kundër Barcelonës në vitin 2013 në Amerikë në parasezonë, ai ishte i mrekullueshëm dhe shënoi një gol fantastik”, tha ai.

“Unë nuk e njihja, por De Gea i kishte dhënë numrin tim. Ai më thirri dhe më tha nëse ekzistonte mundësia të vinte tek United, nëse unë mund të flisja me ndokënd”, shtoi ai.

“Unë fola me Moyes dhe Ed Woodward dhe ai kishte vetëm 24 orë për të vendosur. Ai thirri mëngjesin e të nesërmes dhe tha se i duhej një përgjigje sepse Pep Guariola nuk do ta merrte në Bayern nëse vonohet më shumë se 24 orë”, tha Ferdinand.

“Kështu që ai tha përsëri, ‘Kam 24 orë për të marrë një vendim, përndryshe Pep nuk do të më çojë në Bayern Munchen’. Në fund ai vendosi të shkojë atje”, përfundoi Rio Ferdinand.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat