Bastet për ndeshjen Ferencvaros - Prishtina

Futboll

Bastet për ndeshjen Ferencvaros - Prishtina

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:41
Bastet për ndeshjen Ferencvaros - Prishtina

Prishtina sot zhvillon ndeshjen e parë në kualifikime për Ligën e Kampionëve.

Kryeqytetasit do të përballen me skuadrën e madhe hungareze, Ferencvaros, shkruan Gazeta Olle. Ashtu edhe siç pritej, nga kompanitë e basteve Ferencvarosi cilësohet favorit absolut ndaj kampiones së Kosovës.

Sipas shtëpive të basteve, fitorja e kampionit te Hungarisë do të shpërblehet me kuotë 1.15, ndërsa triumfi i Prishtinës ka shifra të larta 18.60. Kurse barazimi vlerësohet me kuotë 8.35.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Groupama Arena”, në Budapest, nga ora 18:00. Derisa ndeshja e kthimit në “Fadil Vokrri” do të jetë me 13 korrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat