Mavraj i jep fund “dashurisë” me klubin

Futboll

Mavraj i jep fund “dashurisë” me klubin

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 16:43
Mavraj i jep fund “dashurisë” me klubin

Mërgim Mavraj dhe Greuther Furth, një dashuri e vjetër aq sa edhe e fortë. Të dy bashkë dikur, të dy bashkë tani, me rikthimin në Bundesligë.

Por, ka ardhur momenti i ndarjes dhe përshëndetjes… Mbrojtësi shqiptar është ndarë me klubin gjerman.

Kontrata i përfundoi më 30 qershor. Me anë të një postimi në “Instagram”, 35-vjeçari i lindur në Gjermani njofton fundin e aventurës së dytë me Greuther Furth, duke mos i kursyer fjalët e bukur dhe falënderimet.

“Pas ngjitjes për herë të dytë në Bundesligë me Greuther, më duhet të përshëndetëm për herë të dytë me ju. Mirënjohja është pjesë e ndarjes.

Jam shumë mirënjohës për aventurën e dytë të suksesshme në Furth. Baza e çdo suksesi është gjithmonë besimi. Kështu që një falënderim i veçantë shkon për Rachid Azzouzi, i cili më dha besimin në dy kapitujt e mi me Greuther.

Ndihem mirë që ia kam shpërblyer besimin me performanca pozitive dhe sukses. Shokët e skuadrës më kanë ndihmuar të përmirësohesha nga ditë në ditë, edhe ata e meritojnë mirënjohjen time.

Brenda dhe jashtë fushës, kam pasur shumë njerëz të shkëlqyeshëm pranë meje. Dua të falënderoj edhe tifozët për mbështetjen e tyre. Çdo rrugëtim sjell ide të rëndësishme.

Dhe njohuria është më e rëndësishme se suksesi më i madh, sepse edhe sukseset unike janë kujtime që zbehen me kalimin e kohës. Faleminderit“, shkruan ish-kapiteni i kombëtares kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat