Mourinho shkon në stërvitje me Vespa

Futboll

Mourinho shkon në stërvitje me Vespa

Më: 6 korrik 2021 Në ora: 23:58
Jose Mourinho

Jose Mourinho është një nga trajnerët më të aftë në botë, por edhe një nga më specialët porsa i përket fjalëve dhe veprimeve jashtë fushës.

Trajneri portugez këtë verë iu bashkua Romës, me të cilën ka nisur fazën përgatitore para nisjes së sezonit.

As në këtë rast nuk mund të mungonte diçka speciale nga ai.

Të pranishmit në qendrën stërvitore të Romës kanë filmuar portugezin, teksa shkon në trajnim duke ngarë një një motor Vespa, diçka unike për dikë që paguhet qindra mijëra euro në muaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat