Donnarumma: Ne kurrë nuk dorëzohemi

Futboll

Donnarumma: Ne kurrë nuk dorëzohemi

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 00:39
Gianluigi Donnarumma

Gianluigi Donnarumma ishte vendimtar për kalimin e Italisë në finale pasi priti dy penallti vendimtare kundër Spanjës në gjysmëfinalen e sotme.

Portieri italian pas ndeshjes tha se ishte i qetë para ekzekutimit të 11 metërshave.

“Isha i qetë para penalltive sepse e dija që mund ta ndihmoja skuadrën”.

“Do të doja të falënderoja të gjithë, pasi jemi vetëm një hap larg realizimit të ëndrrës tonë”.

“Spanja është shumë e fortë dhe kanë shumë guxim, por ne kurrë nuk dorëzohemi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat