Episod i pabesueshëm pas ndeshjes Itali-Spanjë

Futboll

Episod i pabesueshëm pas ndeshjes Itali-Spanjë

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 10:21

Një episod i pabesueshëm në fund të gjysmëfinales së “Euro 2020”, e fituar nga Italia ndaj Spanjës me penallti.

Leonardo Bonucci u ndalua nga një punonjës i sigurisë në stadium, sepse u mor si invadues i fushës (ndonjë tifoz italian).

Veterani i mbrojtjes axurre po festonte suksesin nën tribunat e “Wembley”, pranë tifozëve italianë, pastaj, kur deshi të kthehej drejt qendrës së fushës, u bllokua nga një oficer i sigurisë.

Keqkuptimi, për fat të mirë, zgjati disa sekonda.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat