​Chiesa ia dedikon fitoren e Italisë të lënduarit Spinazzola

Futboll

​Chiesa ia dedikon fitoren e Italisë të lënduarit Spinazzola

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 12:57
Federico Chiesa

Golashënuesi i Italisë në ndeshjen e mbrëmshme Federico Chiesa ia ka dedikuar çmimin e lojtarit të ndeshjes, shokut të skuadrës Leonardo Spinazzola, ku “Azzurët” eliminuan Spanjën për të prekur finalen Euro 2020.

Chiesa shënoi në pjesën e dytë të gjysmëfinales, ku më pas Alvaro Morata shënoi golin e barazimit, duke e dërguar ndeshjen drejt penalltive.

Italia siguroi kualifikimin, pasi penalltinë e fundit e shënoi mesfushori Jorginho, dhe pas ndeshjes lojtarët italianë u panë duke festuar me një fanellë të Spinazzolas.

“Ishte tejet vështirë, Spanja është një skuadër e fortë, por ne treguam që jemi një grup më i fortë”, tha Chiesa për Sky Italia.

“Ia dedikoj çmimin lojtari i ndeshjes Leonardo Spinazzolas, po ashtu edhe fitoren. Ai do të na ndihmonte sot, por këto gjëra ndodhin në futboll, shpresojmë që ta bëjmë të lumtur në finale”, shtoi Chiesa.

Spinazzola ka qenë njëri nga lojtarët më të mirë të Italisë në evropian, ku ka treguar aftësitë e tij në krahun e majtë për skuadrën e Roberto Mancinit. Sidoqoftë, mbrojtësi pësoi një lëndim kundër Belgjikës, që do ta mbajë atë jashtë fushave prej 4 deri në 6 muaj, kështu duke ia shuar shpresat për të kontribuar për Italinë në fazën e gjysmëfinales dhe finales së Euro 2020.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat