E ngatërron Chiesan me Inzaghin

Futboll

E ngatërron Chiesan me Inzaghin

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 16:07
E ngatërron Chiesan me Inzaghin

Një komentator turk është duke e bërë xhiron e botës me komentimin e tij në ndeshjen Itali – Spanjë.

Në fakt, tek goli i Federico Chiesas, i cili i kaloi përkohësisht “Azzurrët” në epërsi, komentatori turk i televizionit TRT, Levent Özçelik, në vend se ta përmendte Chiesan, e ngatërron emrin dhe duke thënë disa herë “Inzaghi”.

Siç dihet, më pas Spanja barazoi me Alvaro Moratan dhe loja shkoi në vazhdime.

E në penallti triumfuan italianët me rezultat 4:2.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat