Bie alarmi për tre të dëmtuarit te Vllaznia

Futboll

Bie alarmi për tre të dëmtuarit te Vllaznia

Më: 7 korrik 2021 Në ora: 18:08
Bie alarmi për tre të dëmtuarit te Vllaznia

Vllaznia ka pasur probleme me gjendjen e disa lojtarëve në seancat e fundit. Fjoart Lonuzi, Viktor da Silva dhe Ardit Hoxhaj janë lojtarët që kanë alarmuar në fillim të javës, por për aktivizimin e tyre do të vendoset sot, pasi ekipi të ketë kryer seancën e fundit në fushën e stadiumit “Pescara” të Shiroki Brijegut.

Dje skuadra ka udhëtuar me autobus drejt Bosnjës, ku edhe janë akomoduar dy netë para ndeshjes.

Sa i përket treshes që kanë pasur probleme në seancat e fundit parashikohet që të jenë të gatshëm për nesër, për vetë shkallën e lëndimit që kanë pasur.

Referuar edhe deklaratës së trajnerit Brdariç në konferencën e djeshme, i bie që vetëm mbrojtësi i majtë Bulatoviç ta nis si titullar nga përforcimet e verës. Liridon Latifi dhe sulmuesi Gjurgjeviç mund të përdoren në pjesën e dytë nga stafi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat