Teuta zhgënjen si vendas, pëson humbje të thellë nga moldavët

Futboll

Teuta zhgënjen si vendas, pëson humbje të thellë nga moldavët

Nga: K.Goca Më: 7 korrik 2021 Në ora: 20:56
Teuta zhgënjen si vendas, pëson humbje të thellë nga moldavët

Kampioni i Shqipërisë, Teuta nga Durrësi, zhgënjeu në ‘Niko Dovana’, duke pësuar humbje të thellë me rezultat 4:0 nga skuadra moldave, Sheriff Tiraspol, në ndeshjen e parë të rrethit të parë eliminator të Champions League. 

Teutës nuk i shkoi ashtu siç pritej ndaj rivalit, kësisoj ka pak shpresa për sfidën e kthimit megjithëse kurrë nuk i dihet futbollit!  

Golat i shënuan Henrique (15' e 45+1'), Traore (56'), Castaneda (89’).

Një ditë e keqe për futbollistët durrsakët, një fitore e madhe për skuadrën moldave. 

Kryetrajnerin Edi Martini e pret sprovë e vështirë në ndeshjen e kthimit, sidomos për të përmbysur këtë rezultat të thellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat